Amerikanët në bazën "Jug" në Bujanoc
Në bazën "Jug" në Bujanoc është hapur Qendra për simulim modern e nevojshme për pjesëtarët e njësisë shumëkombëshe të cilat nga këtu, pas trajnimit, nisen për në operacione paqeruajtëse nëpër botë.Qendra është hapur të martën nga Gjeneral-Lejtnant Frederik Ben Hoxhiq, komandanti i Ushtrisë së SHBA-së për Evropë, si dhe gjenerali Millosav Simoviq, komandant i ushtrisë këmbësorike të Serbisë.
Kjo Qendër simuluese moderne që kap vlerën prej 2.1 milion dollarë është donacion i SHBA-së. Ajo është vendosur në një hapësirë prej 350 metra katrorë dhe simulon luftërat virtuale 3D, simulator sanitar, qendër virtuale me pajisje kompjuterike dhe vetura jotaktike.
Pjesëtarëve të forcave shumëkombëshe nga e gjithë Evropa, të cilët do të ushtrohen në bazën “Jug” në Bujanoc, përgatiten për misione të ndryshme nëpër botë. Qendra, përmes mjeteve simuluese në kabinete njofton këta ushtarë me ate se çka i pret në terren. /Titulli.com/